CrokoClub Forum Index


Join the forum, it's quick and easy

CrokoClub Forum Index
CrokoClub Forum Index
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letra dashurie

4 posters

Shko poshtë

Letra dashurie Empty Letra dashurie

Mesazh nga jona Fri Oct 24, 2008 1:45 pm

...
Kur dhembqenzit rriten
une ndjej prane veshit tim
fermim'n e letres sate
tama si nje gjemim.

Dhe mos e marrsha zgjuar
edhe ne gjume do e marr ate leter
dhe do kullojne plaget
si kallamare te vjeter.

Dhe do celin buzet plaget
drejt puthjeve te tua
dhe tek levizin lehtas
do thone prape:te dua!

Dhe po te jem nen toke
qe vdiqa ti mos thuaj,
me shkruaj dhe nen toke,
se dhe une do te te shkruaj...



P.s:Shkruani nje leter dashurie
jona
jona
Bukuroshe
Bukuroshe

Female Numri i postimeve : 46
Registration date : 04/10/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mesazh nga jona Fri Oct 24, 2008 1:46 pm

Leter

Nga nje tryeze poste
qe kurre s'mbetet shkrete
ku rrine kujtimi, brenga
zemra dhe heshtja vete
Posi pellumba letrat
degdisen qe me nate
i ndiej tek fluturojne
per ne shtegtim te gjate
Dhe ja ku jam rrethuar
me burra e me gra
plagosur nga mungesat
nga ndarjet e medha
Letra, pusulla, fjale
qe nisen ne hapesire
endrra ende pa celur
mendime ende pa gdhire.
Te gjitha marrin rrugen
drejt vatres e drejt pragut
si ndjenje derguar ndjenjes
si gjak derguar gjakut.
Dhe po te jem nen toke
qe vdiqa ti mos thuaj
me shkruaj edhe nen toke
se edhe une do te te shkruaj.
Nje shtrese e trashe pluhuri
mbulon letrat qe s'duhen
aty u zverdhen faqet
aty germat u shuhen.
Aty humbasin radhet,
ku mallet derdhur qene,
aty jep shpirt mellani,
pasi cepat u brene.
Aty rroposen thelle
hem ndjenjat e kaluara
hem dashurite e tashme...
Dhe po te jem nen toke
qe vdiqa ti mos thuaj,
Me shkruaj edhe nen toke,
se dhe une do te te shkuaj.
Dhe kur te shkruaj une
do dridhet kallamari,
do skuqet boje e zeze
me flakerima zjarri.
Se kur te shkruaj une,
do shkruajne eshtrat e mia,
do shkruaje gjaku im
gjithe ngulc nga dashuria.
Do mbetet letra udhes
si shpend ne zjarr kalitur
me dy flatra te vogla
dhe nje adrese te ndritur.
Si zog qe per foleqiell,
ajer do te kete
mishin gishterinjte e tu
dhe frymemarrjen vete.
Do mbetesh ti e zhveshur
tek dridhesh me ngadale
e gatshme ta ndiesh letren,
pas gjoksit tend te vale.
Dhe po te jem nen toke
qe vdiqa ti mos thuaj.
Me shkruaj edhe nen toke
se dhe une do te te shkruaj.
Nje leter dje kam pare
se si ngeli pa zot
mbi sy tek i flatronte
dikujt qe s'ngrihej dot.
Letra qe mbesin gjalle
dhe per te rene tregojne
qe regetijne si njerez
vec sy s'kane te shikojne.
Kur dhembeqenzit rriten
une ndiej prane veshit tim,
fermim'n e letres sate
tamam si nje gjemim.
Dhe mos e marsha zgjuar,
edhe ne gjume do ta marr ate leter
dhe do kullojne plaget
si kallamare te vjeter.
Dhe do celin buzet plaget
drejt puthjeve te tua
dhe tek levizin lehtas
do thone prap:Te dua!
Dhe po te jem nen toke,
qe vdiqa ti mos thuaj,
me shkruaj edhe nen toke,
se dhe une do te te shkruaj!
jona
jona
Bukuroshe
Bukuroshe

Female Numri i postimeve : 46
Registration date : 04/10/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mesazh nga DeLiCiouS Fri Oct 24, 2008 3:44 pm

Te shkruaj ty, qe ta lexosh edhe pse nuk njeh asnjerin prej nesh.
Megjithate patjeter duhet te kesh dicka te perbashket, me ne te dy. Me siguri do kesh dashuruar ndonjehere.
Me siguri te ka rrahur zemra, me nje tejter zemer ne te njejten kohe. Eshte shume e veshtire te gjesh te njejtin ritem, me zemren e dikujt tjeter, pasi ne bote ekzistojne miliona zemra.
Nese perputhen ritmet e dy zemrave, atehere kjo quhet dashuri. Keshtu jane perputhur ritmet e dy zemrave tona.
in ne te njejten kohe, edhe pse jane larg,
qeshin ne te njejten kohe, edhe kur nuk arrijne te shohin njehkohesisht, qajne ne te njejten kohe, edhe pse lotet nuk arrijne tja prekin njeri-tjetrit.
Me siguri do te kete ndodhur edhe ty, te mos flesh ndonje nate.Je ngritur dhe ke pare oren qe nuk degjon te levize.
Dhe mendja te ka shkuar vetem tek i njejti person, emrin e te cilit e sjell neper mend gjate gjithe dites, por edhe atehere kur mendon se gjithcka ka fjetur.
Ti nuk e di ende cfare eshte endrra??
Atehere ta themi ne.
Te duhesh ashtu sic duhemi ne te dy.
Te puthesh ashtu sic, dime te puthemi vetem ne te dy.
Te dish te ndjesh, vetem ashtu sic dime te ndjejme ne te dy.
Ne jemi dashuria me e bukur e kesaj bote.
Thone qe dashurite vdesin. Por dashuria jone eshte krejt ndryshe.
Sa here qe ka pasur lekundje, cuditerisht ajo eshte bere edhe me e forte
Sa here qe kemi kujtuar, se dicka nuk shkon me nesh, kemi kuptuar
se pa njeri-tjetrin nuk bejme dot.
Dashuria eshte nje enderr valle??
Jo, qenka nje perralle.
Sa bukur ta perjetosh ate.
Ne jemi dy zemra, qe jemi shnderruar ne nje.
Megjithate, perpara nesh kemi nje prove te veshtire.
Nje ndarje te detyruar, qe do ta vere ne prove dashurine tone.
Mendoni se dashurise sone do ti vije fundi??
DeLiCiouS
DeLiCiouS
DeLiCiOuS
DeLiCiOuS

Female Numri i postimeve : 1356
Registration date : 28/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mesazh nga StRaNgEr Tue Oct 28, 2008 12:36 am

Une e di qe e gjithe kjo qe po te them ka per te mbetur vetem ketu.Ti ske per ta ditur asnjehere...
Si shume gjera te tjera qe nuk di...
Sa kohe ka kaluar qe nuk te kam pare dhe mua me duket se cdo nate je me mua?Sa kohe ka qe nuk e kam ndjere frymen tende dhe me duket se ne cdo frymemarje e ndjej se je aty?Sa kohe ka kaluar qe ste kam degjuar tek flet dhe zerin tend e kam akoma ne vesh?Sa kohe ka kaluar?Sa?
Aq shume sa per te te harruar ishte e mjaftueshme!!!Por cuditerisht koha spo me ben gje!
Nganjehere me duket se jam une ai qe nuk dua te te harroj dhe e imponoj une kohen!!Bej nje hap mbrapa, nje hap para dhe...Perseri ne vend!!Jam kaq i pavendosur dhe kaq konfuz...Kam frike te ec!Kam frike tani edhe nga hapat e mia!!!
E mbaj mend si sot heren e fundit qe kemi folur ne telefon!Mundohesha te mos kuptoje zerin tim qe dridhej dhe mundohesha te shtregoja fort jastekun...Dhe heren e fundit qe te pashe kur u largova prej teje u mundova aq shume qe te qendroja me kembe, edhe pse gjunjet po me tradhtonin!I futa duart ne xhep per te mos kuptuar qe dridheshin!!!Dhe kur te pashe ne rruge dhe ste fola...Ula syte ngadale dhe u mundova te fshihja lotet...Ishte me mire keshtu?Mbase po...Mbase jo...Nuk jam me e sigurt per asgje!
Di vetem qe TE DUA,di vetem qe cdo moment do doja ti bija telefonit tend dhe ti thosha te gjitha... Me duket se do mbytem me te gjitha keto qe kam brenda meje...dhe ne fund te fundit...e di qe sja vlen me...Perseri kthehem mbrapa...
Tani duhet te ecim vec!edhe pse ne cdo moment me kujtohesh ti, edhe pse ne cdo kenge te gjej ty, edhe pse ne cdo rruge them
-Ishim edhe atje!Ishim dhe ketu!, edhe pse u largova prej teje te dua...
Vertet jane kaq te nderlikuara gjerat apo i nderlikoj une????...
_________________________
Une, Ti dhe Endrrat...
StRaNgEr
StRaNgEr
Imort@l-$pirit
Imort@l-$pirit

Male Numri i postimeve : 448
Age : 40
Location : Ku Te Na Zere Nata :P
Registration date : 28/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mesazh nga DeLiCiouS Tue Oct 28, 2008 5:50 pm

Sonte ëndërrat dhe kujtimet per ty, i kam grumbulluar në shpirtin tim, në zemren time të perlotur. Më beso ndihem e veteme në këtë botë të madhe e humbur si një e huaj, ku në errësiren e harruar dhe e hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash e vetmuar duke te kerkuar vetem ty.Do kisha deshir qe vetem per nje cast tet ndjeja pran, tet ledhatoja dhe aty do ta kuptoje se sa te dua.Desha vetem nje sekond qe shpirti te ishte pran tendit,te ndjeja ngrohtesi......... tani në zemren time mbretëron acari që ngrin cdo gje ! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kerkojn, ty i dashur, dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thot të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keq kur e di që sdo jet kurr e jotja.Nese nje dit do me japesh munsin te realizoj kto endrra vetem ateher do ta kuptosh se sa te dua bebushi ime..Tdsh
DeLiCiouS
DeLiCiouS
DeLiCiOuS
DeLiCiOuS

Female Numri i postimeve : 1356
Registration date : 28/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mesazh nga DeLiCiouS Wed Oct 29, 2008 9:59 pm

Perse cdo mengjes duhet te zgjohem me imazhin e futyres tende te vizatuar ne retinen e syve te mi, me zerin tend qe endet ne dhomat e kujteses time, perse?Perse une cdo dite duhet te kaperdi vuajtjen me nga nje got trishtim, pastaj dy ,tre e keshtu me rradhe.E pastaj e dehur ta mbys trishtimin me lotet qe kurre slinden, por thjesht vdiqen pa lindur kurre........ kjo eshte jeta ime pa ty dhe ne jete mbizoren frika...... frika qe kam dhe ndihej cdo jet jeta ime pa ty?????ndoshta asgje ndoshta dicka pa vler ndoshta vetem vuajtje se di ahhhhh se di jo ............. kjo eshte jeta pa ty nuk ka asnje lloj kuptimi dhe eshte e pajetushme
DeLiCiouS
DeLiCiouS
DeLiCiOuS
DeLiCiOuS

Female Numri i postimeve : 1356
Registration date : 28/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mesazh nga StRaNgEr Tue Nov 11, 2008 3:05 pm

Te kisha dhe i thoja vetes se te doja, e binda veten se te ndjeja, u dhashe gjtihe endrrave vec emrin tend, e vesha diten me shkelqimin e syve te tu .... por e gjtiha kjo do ngelet vec nje kujtim i bukur i se shkuares qe do ta mbyse pluhuri harreses, nje zjarr i kycyr brenda nje sirtari celast e te cilit u hodhen diku larg.... sa keq qe se mbaj mend se ku ndoshta duhet ta kthej zemren ne pirat e me harten e mendjes ti kerkoj prap . Zbres me kembe ne toke i them vetes te ece perpara por toka rrotullohet nen kembe e prape ngelem ne vend, data ka ngel po aq sa ate dite, akrepat e kohes nuk levizin.... gjithsesi kjo nuk ehste zgjidhje dicka duhet ta ndryshoj kete gjendje por cfare? Cfare?
StRaNgEr
StRaNgEr
Imort@l-$pirit
Imort@l-$pirit

Male Numri i postimeve : 448
Age : 40
Location : Ku Te Na Zere Nata :P
Registration date : 28/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mesazh nga GLORIA Wed May 12, 2010 10:15 am

Letra dashurie F_7i_f183m_9d9b561
GLORIA
GLORIA
Bukuroshe
Bukuroshe

Female Numri i postimeve : 19
Age : 42
Location : itali
Registration date : 07/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mesazh nga GLORIA Wed May 12, 2010 10:22 am

Letra dashurie Leter-dashurie
GLORIA
GLORIA
Bukuroshe
Bukuroshe

Female Numri i postimeve : 19
Age : 42
Location : itali
Registration date : 07/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi