CrokoClub Forum Index


Join the forum, it's quick and easy

CrokoClub Forum Index
CrokoClub Forum Index
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kampionati Shqiptar

+4
StRaNgEr
silvia
Rafael
Chaos
8 posters

Shko poshtë

Kampionati Shqiptar Empty Kampionati Shqiptar

Mesazh nga Chaos Sat Oct 04, 2008 4:14 pm

Kampionati Shqiptar..
Chaos
Chaos
Dangerous minds
Dangerous minds

Male Numri i postimeve : 1005
Location : Europe
Registration date : 25/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati Shqiptar Empty Re: Kampionati Shqiptar

Mesazh nga Rafael Wed Nov 12, 2008 11:05 am

Kampionati duket i dobet. Tirana megjithese eshte perpjekur te perforcohet ende duket se ka probleme. Ne takimin me besen nuk la asnje mbrese te nje ekipi qe kryeson. Partizani nga ana tjeter eshte skandal me vehte dhe i vetmi shpetim eshte te largohet Xhani sa me pare !

Rafael
I Ri
I Ri

Numri i postimeve : 10
Registration date : 11/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati Shqiptar Empty Re: Kampionati Shqiptar

Mesazh nga Rafael Tue Nov 18, 2008 11:29 am

Javes qe shkoi Partizani duhet te fitonte. Atij mund t'i akordohej nje penallti nga Albano Janku. Titona ishte per ibret dhe mezi fitoi, kurse Dinamo ka shume mundesi t'ia kete lene vete ndeshjen Bylisit . ( Presidenti eshte nga mallakstra)

Rafael
I Ri
I Ri

Numri i postimeve : 10
Registration date : 11/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati Shqiptar Empty Re: Kampionati Shqiptar

Mesazh nga silvia Tue Nov 18, 2008 2:44 pm

partizani per fat te keq po na zhgenje i cik si shume.po ske ca pret nga ata lojtare qe ka,te gjithe kalamoj.gjithsesi une jam tifoze e vllaznise.

silvia
E Re
E Re

Female Numri i postimeve : 4
Age : 32
Registration date : 25/10/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati Shqiptar Empty Re: Kampionati Shqiptar

Mesazh nga StRaNgEr Tue Nov 18, 2008 3:16 pm

Une Jame Me Plugun E Lushnjes Skuader Qe Ka Hec Shume Perpara Sec Ka Blere Dhe Nja 5 Byc Zinj Po Bejne Namin geek


Edituar për herë të fundit nga StRaNgEr në Mon Dec 01, 2008 11:06 pm, edituar 1 herë gjithsej
StRaNgEr
StRaNgEr
Imort@l-$pirit
Imort@l-$pirit

Male Numri i postimeve : 448
Age : 40
Location : Ku Te Na Zere Nata :P
Registration date : 28/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati Shqiptar Empty Re: Kampionati Shqiptar

Mesazh nga Croko Mon Nov 24, 2008 1:33 am

Vllaznia eshte skuadra me ne form per momentin.
Fitore per c'do ndeshje, e si gjithmon shpirtin ne fushe.

ForcaVllaznia



Kampionati Shqiptar IMG_0946
Croko
Croko
Shqiptar Krenar
Shqiptar  Krenar

Male Numri i postimeve : 1056
Age : 45
Location : Shkoder
Registration date : 25/09/2008

http://www.CrokoClub.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati Shqiptar Empty Re: Kampionati Shqiptar

Mesazh nga Beko Mon Dec 01, 2008 11:00 pm

cuna une jam me partizanin Sa per vete mas partizanit jam me perparimin e kukesit Very Happy
Beko
Beko
Moderator
Moderator

Male Numri i postimeve : 154
Age : 34
Location : Tirana
Registration date : 01/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati Shqiptar Empty Re: Kampionati Shqiptar

Mesazh nga JoKeR Mon Dec 29, 2008 11:32 am

me te thon te drejten nuk me ndjek
JoKeR
JoKeR
Vendetta
Vendetta

Male Numri i postimeve : 896
Age : 32
Location : Darkness
Registration date : 26/11/2008

http://www.crokoclub.tk/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati Shqiptar Empty Re: Kampionati Shqiptar

Mesazh nga ELIN Fri Apr 30, 2010 8:48 am

Bylis-Lushnja, sfida e “shampanjës”


Pas fitores bindëse 4-0 me Partizanin, Lushnja është përpara një tjetër prove të madhe ndaj Bylisit kryesues, për të dëshmuar se ja vlen të rikthehet në Kategorinë Superiore. Me një diferencë prej -12 pikësh nga ballshiotët, lushnjarët nuk mund të konsiderohen favoritë në “Adush Muça” të Ballshit, ndaj ekipit absolut të Kategorisë së Parë, që ka koleksionuar 20 fitore në 26 ndeshje. Bylis nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi, por asnjë pikë. Skuadra e Ilir Spahiut komandon sezonin nga java e parë, me 11 pikë më shumë se Elbasani i vendit të dytë, por humbja në javën e 26-të në Lezhë me Besëlidhjen, ende nuk ja ka siguruar matematikisht titullin kampion të Kategorisë së Parë, kur në lojë në katër javët e fundit janë 12 të tilla. Gjithsesi, numri i humbjeve është i barabartë për të dy ekipet nga 3, ashtu si në fazën e parë, në “Roza Haxhiu”, sfida midis tyre përfundoi në barazim 0-0. Fitorja e Bylisit do ta shpallte këtë fundit matematikisht kampion, e do të niste edhe hapjen zyrtare të shampanjës që ndodhet në frigoriferin e zyrës së presidentit Besnik Kapllanaj. Bylisi është “çelësi” i suksesit apo dështimi të katër skuadrave që synojnë një vend në Kategorinë Superiore: Elbasani, Lushnja, Kamza dhe Partizani. Skuadra ballshiote në katër javët e fundit të Kategorisë së Parë do të përballet me Lushnjën (java 27, në Ballsh), me Kamzën (java 28, në Kamëz), me Pogradecin (java 29, në Pogradec) dhe Elbasanin (java 30, në Ballsh). Presidenti i Bylisit, Kapllanaj: “Do të luajmë fort deri në fund, jo se kemi frikë për pikën e vetme për të siguruar matematikisht Superioren, por sepse duam t’u tregojmë të tjerëve se nuk jemi palë me askënd”. Një barazim i Bylisit, edhe pse i shoqëruar edhe me fitoren e Elbasanit në Skrapar, do të sillte triumfin e merituar të ballshiotëve, të eliminuar sezonin e kaluar në plejout nga Gramozi i Ersekës, në atë humbje befasuese 5-2 në “Qemal Stafa”. Lushnja është duke kaluar një moment negativ përsa u përket ndeshjeve në transfertë, duke grumbulluar vetëm 4 pikë nga 18 të mundshmet. Lushnja “ëndërron” një hap fals të Elbasanit (52 pikë) me Skraparin (24 pikë) dhe këtë dëshirë e shprehu edhe golashënuesi më i mirë i lushnjarëve dhe i kampionatit shqiptar, Dorian Bubeqi (20 gola). “Lushnja ka treguar se di të luajë futboll të bukur. Tri pikë në Ballsh do të ishin me shumë vlerë. Ideale do të ishte që Elbasani të gabonte dhe në të arrinim fitore”, - tha sulmuesi Bubeqi, i cili ka fituar “Këpucën e artë” me Shkumbinin në Kategorinë Superiore në sezonin 1997-1998 (26 gola). Rivali i tij më i afërt është sulmuesi i Bylisit, Romeo Hamzaj (16 gola), çka pritet të jetë jo vetëm një “sfidë brenda sfidës”, por edhe më shumë emocione, pasi të dy “topçinjtë” do të përpiqen të lënë gjurmë në këtë përballje luksi të Kategorisë së Parë. Lushnja ka grumbulluar 20 pikë jashtë “Roza Haxhiut”, nga 31 të “arkëtuara” në shtëpi, por barazimi i fundit i tyre me Gramshin (0-0) e bën ta ndjejë fort presionin e dy ndjekësve më të afërta, Kamzës (50 pikë) dhe Partizanit (48), që janë në pritje të hapave falsë të verdhejeshilëve të Artan Banos.


KATEGORIA E PARË
JAVA 27, 24.04.2010, 15:00

Sopoti-Kamza
Bilishti-Pogradeci
Bylis-Lushnja
Skrapari-Elbasani
Partizani-Memaliaj
Gramshi-Burreli
Besëlidhja-Ada
Luftëtari-Turbina

RENDITJA

1. Bylis 63
2. Elbasani 52
3. Lushnja 51
4. Kamza 50
5. Partizani 48
6. Ada 42
7. Pogradeci 42
8. Luftëtari 33
9. Besëlidhja 31
10. Burreli 29
11. Bilishti 28
12. Gramshi 25
13. Turbina 24
14. Skrapari 24
15. Memaliaj 20
16. Sopoti 18

Partizani me sytë e veshët “tresh”


Partizani, pas “shokut” të pësuar në Lushnjë (humbi 4-0, ndaj një rivali direkt), ka mundësinë të rehabilitojë veten në sfidën e lehtë në letër kundër Memaliajt të vendit të parafundit.
Të kuqtë kanë një përballje të lehtë me Memaliaj, por sytë e tyre janë në Ballsh ku luan Lushnja, në Skrapar ku luan Elbasani dh në Librazhd ku luan Kamza. Objektivi natyral i 15-herë kampionëve të Shqipërisë në Kategorinë Superiore ndaj modestëve të Memaliajt është vetëm fitorja, për të përfituar në ndonjë hap fals të rivalëve: Lushnjës në Ballsh, Elbasanit në Skrapar dhe Kamzës në Librazhd. Elbasani do të udhëtojë në Skrapar me synimin për të vazhduar rrugën drejt Kategorisë Superiore, në kompeticionin ku verdheblutë janë shpallur 2 herë kampionë. Trajneri i Elbasanit, Krenar Alihmehmeti: “Jam i ndërgjegjshëm se ndeshja me Skraparin do të jetë shumë e fortë”. Kamza do të përballet në Librazhd me Sopotin e vendit të fundit. Për trajnerin Perlat Musta, është e qartë se nëse Kamza e tij dëshiron të përsërisë Gramozin e sezonit të kaluar në debutimin e tij historik në Kategorinë Superiore, duhet të fitojë të katërt ndeshjet, përfshirë edhe atë me Bylisin në javën pasardhëse.

Martini: “Autokritika me Flamurtarin”

Vllaznia humbi 2-0 me Kastriotin dhe humbi vendin e katërt ne Kategorine Superiore. Trajneri Edi Martini akuzoi treshen e gjyqtarëve me në krye Kridens Metën. Por, gjithsesi, trajneri i tretë sezonal i Vllaznisë (pasoi Hasan Likën dhe Roland Luçin) beson ende te vendi i katërt, edhe pse përballja e radhës (java 30) i rezervon një Flamurtar ambicioz e që renditet dy vende më lart se shkodranët dhe një pikë më shumë se kuqeblutë. Martini: “Do të jetë një takim i vështirë për ne. Flamurtari është një ekip i fortë dhe gjendja e mirë që po kalon në ndeshjet e fundit, na bën që ne të përqendrohemi në maksimum”. Vllaznisë do t’i mungojnë katër lojtarë në përballjen me Flamurtarin: Ervis Kraja, Liridon Leci, Safet Osja dhe Enkel Alikaj. Rikthehet Dritan Smajli. Dy takimet e para sezonale midis dy skuadrave patën këto përfundime: Flamurtari-Vllaznia 2-0 në Vlorë (faza e parë) dhe Vllaznia-Flamurtari 2-2 në Shkodër (faza e dytë). Vllaznia është në kontrast të fortë midis reparteve dhe ka një bilanc negativ: 30 gola të shënuar dhe 35 të pësuar, duke pasur mbrojtjen e tretë më të dobët në kampionat, por dhe sulmin e katërt më të dobët në këto 29 javë.

Laçi, besë kundër Besës

Laçi pasi rrëzoi Tiranën nga vendi i dytë, pas asaj fitoreje të jashtëzakonshme në “Qemal Stafa”, synon të dielën të rrëzojë edhe Besën që e kapi këtë vend pas fitores me Shkumbinin. Kurbinasit e Stavri Nicës janë duke zhvilluar sezonin më të mirë në historinë e tyre gjatë dhjetë pjesëmarrjeve në Kategorinë Superiore.
ELIN
ELIN
WebMaster
WebMaster

Male Numri i postimeve : 557
Age : 40
Location : ATHIN
Registration date : 03/10/2008

http://www.CrokoClub.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati Shqiptar Empty Re: Kampionati Shqiptar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi