CrokoClub Forum Index


Join the forum, it's quick and easy

CrokoClub Forum Index
CrokoClub Forum Index
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:34 pm

Disa informacione për sëmdundjet ngjitëse seksuale më të shpeshta.
Çka është HIV?

Shkurtesë e cila rrjedhë nga gjuha angleze dmth Human Immunodeficiency Virus -virusi njerëzor i cili dëmton sistemin e imunitetit. Është virusi që e shkakton Aids apo Sidën siq njihet tek ne. HIV e dëmton sistemin imun në trup dhe personi me virus është i pambrojtur nga disa infektime. Personi i/e cili/a është HIV pozitiv nuk do të thotë se vuan nga Aids. Mund të shkojnë vite të tëra deri sa HIV ta dëmton sistemin imun dhe personi të sëmuret. Gjatë kësaj kohe personi me HIV pozitiv mund të jetojë me shëndet të mirë me vite të tëra pa zhvilluar Aids.
Çka është AIDS (SIDA)?

AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga të dy emrat kuptohet se AIDS është sindromi i fituar nga virusi i cili dëmton sistemin e immunitetit. AIDS është një kolekcion i infektimeve dhe kancereve të ralla që njerëzve me HIV pozitiv mund të ju zhvillohen. Nëse një person me HIV sëmuret me njërën nga këto sëmundje të veçanta atëherë do të thotë se vuan nga AIDS. Shumë nga këto organizma që i shkaktojnë këto sëmundje janë mjaft të zakonshme dhe relativisht të padëmshme për personat me imunitet të shëndosh. Megjithatë, te personat me imunitet të dëmtuar keqësisht mund të shkaktojnë sëmundje serioze dhe vdekje.
Si infektohen njerëzit me HIV?



Katër mënyrat kryesore për tu infektuar me HIV janë:

* Duke pasur marrëdhënie seksuale vaginale dhe anale pa përdorim të kondomit me dikend që është i/e infektuar me HIV

* Duke marrë drogë me pajisje të injeksioneve që është e kontaminuar me gjak të infektuar
* Foshnjet gjatë shtatëzanisë nga nënat e infektuara me HIV, gjatë lindjes apo ushqimit me gji.
* Me injeksion apo transfuzionit me gjak nga personi i infektuar

HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si:

* puthjeve në faqe, prekjeve, përqafimeve, takimi me duar

* në pishinë, nga nevojtoret, enët, lugët/pirunët apo ushimet që pregaditen nga personi i infektuar me HIV
* kollitja, teshja apo lotët, kafshimet e insekteve apo kafshëve.

Marrëdhëniet seksuale

Ju mund të infektoheni me HIV dhe infektime të tjera seksuale nëse keni marrëdhënie seksuale vaginale apo anale pa përdor kondom me dikend që është i infektuar. Kondomi ju jap mbrojtje efektive kundër HIV nëse keni marrëdhënie seksuale. Kondomat poashtu mund të ju mbrojnë kundër infektimeve të tjera seksuale poashtu edhe shtatëzanive të padashura.

Droga

Ju mund të infektoheni me HIV dhe me viruse të tjera të gjakut si Hepatitin C nëse merrni drog dhe i ndani gjilëpërat dhe shiringat me të tjerët. Nëse merrni drogë përdorni gjilpërë dhe shiringë të papërdoruar çdo herë dhe mos i ndani me të tjerët.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:35 pm

Shtatëzania



Nëse jeni shtatëzanë dhe jeni të infektuar me HIV, kujdesi i përshtatshëm para, gjatë dhe pas lindjes mund të zvogëlojë rrezikun e transmetimit të HIV në fëmijën tuaj 20 përqind në deri në një përqind. Për ta zvogëluar mundësin e transmetimit të HIV ju mund të:

* merrni tretman me medikamente kundër HIV gjatë shtatëzanisë

* Lindni foshnjen me operacion
* ta ushqeni fëmijën me shishe nëse është e mundhsme sepse është e vërtetuar që ka mundsi 10 përqind që HIV mund të kalojë nga qumshti i nënës
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:36 pm

Dhënja dhe marrja e gjakut


Dhënja e gjakut në Britani të Madhe është e sigurt. Të gjitha pajisjet janë të sterilizuara dhe përdoren vetëm njëherë. Të gjitha prodhimet, organet dhe indet për transplantim analizohen për antitrupat e HIV. Prodhimet e gjakut poashtu trajtohen nxehësitje për të shkatruar HIV. Kështu që tani për tani rreziku për tu infektuar nga HIV nga transfuzioni i gjakut në Britani të Madhe është i papërfillshëm.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:38 pm

Analiza e HIV

Diagnoza e HIV zakonisht bëhet me analizë të gjakut, që njihet si analizë për antitrupa të HIV apo analizë e HIV. Kur bëhet kjo analizë kërkohen antitrupa të formuar nga sistemi imun nëse HIV është prezent. Kur një person infektohet nga HIV mund të shkojë deri në tre muaj që sistemi i imunitetit të prodhojë mjaft antitrupa për tu lajmruar në gjak. Kjo periudhë quhet periudhë tremujorshe apo serokonverzion. Nëse antitrupat gjinden në gjak, rezultati i analizës njihet si pozitiv. Kjo do të thotë se personi është HIV pozitiv. Nëse antitrupat nuk gjinden rezultati i analizës njihet si negativ. Kjo do të thotë që personi është HIV negativ, përderisa analiza është bërë pas periudhës tre mujorshe.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:39 pm

Tretmanet e HIV

Terapia kundër HIV është tretman me ilaqe që e sulmojnë HIV. Këto ilaqe ndërprejnë mënyrën e shumimit të virusit brenda qelizave njërëzore, por këto ilaqe nuk mund ta shkatërrojnë virusin krejtësisht. Ilaqet kundër HIV zakonisht përshkruhen në kombinim të tri apo më shumë lloje të ilaqeve. Kjo quhet terapi kombinuese apo terapi me aktivitet të lartë antiretrovirale (Highly Active Antiretrovral Therapy, HAART). Qysh nga viti 1996 kur është prezentuar, kjo terapi është vërtetuar se është efektive për ta kontrolluar HIV dhe ta vonojë fillimin e Aids për shumë njerëz mirëpo jo të gjithë. Tretmanet ju kanë ndihmuar shumë njerëzve por ilaqet kanë kundërindikacione që ndonjëherë mund të jenë serioze. Kjo mund të bëjë vështirë të vazhdohet me tretmane dhe mund të ketë reagim të tretmaneve të komplikuar që njerëzit duhet ta vazhdojnë. Këto vështërsi për të vazhduar me ilaqe mund të thotë se tretmani mund të dështojë. Poashtu sa më gjatë që merren këto tretmane mundësi të dështojnë janë më të larta. Tretmanet dështojnë kur HIV i reziston ilaqet që merren. Kur një kombinim dështon, një kombinim tjetër i ilaqeve duhet të merret, por sa më shumë që tretmanet dështojnë më vështirë është që të gjindet kombinim i sukseshëm.

A ka ilaqe që mund ta parandalojnë infektimin e HIV?

Tani për tani nuk ka vaksinë që e prandalon infektimin e HIV dhe ende nuk ka shërim për Aids. Vaksinat eksperimentale janë duke u hulumtuar por ende nuk ka ndikim për vaksinë efektive në të ardhmen.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:39 pm

Çka janë sëmundjet ngjitëse seksuale?

Sëmundjet ngjitëse seksuale janë sëmundje që ngjiten nga kontakti trupor gjatë marrëdhënieve seksuale. Këto shkaktohen nga viruset, bakteriet dhe parazitet. Këto poashtu njihen si Infektime ngjitëse seksuale apo me emrin e vjetër Sëmundje veneriane. Ekzistojnë 25 lloje të sëmundjeve ngjitëse seksuale. Këto të gjitha kanë të përbashkët ate që të gjitha ngjiten nga marrëdhëniet seksuale duke përfshirë seksin vagjinal, anal dhe oral. Sëmundjet e përmendura në këtë fletushkë nuk janë të gjitha sëmundjet ngjitëse që ekzistojnë mirëpo thjeshtë ato më të zakonshmet.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:40 pm

Si mund të dini që keni sëmundje ngjitëse seksuale?

Çdonjeri që është seksualisht aktiv mund të jetë në rrezik prej sëmundjeve ngjitëse seksuale. Disa prej sëmundjeve mund të kenë simptome si shkarkesë nga organet gjenitale, dhëmbje kur urinojnë, ënjtje dhe inflamim në organe gjenitale. Shumë sëmundje ngjitëse seksuale si Klamidia nuk shfaq simptome. Për këtë shkak rekomendohet të bëni kontrollim për shëndet seksual, ti bëni analizat për sëmundje ngjitëse seksuale nëse mendoni se jeni në rrezik. Ndonjherë mund të kalojë kohë e gjatë deri me shfaqjen e simptomeve kështu që ju mund infektoni dikend gjatë kësaj kohe prandaj është e nevojshme ti bëni analizat dhe të merrni tretman. Nëse jeni në marrëdhënie me partner dhe është vërtetuar se keni sëmundje ngjitëse, kjo nuk do të thotë se ai/ajo ka patur marrëdhënie seksuale me dikend tjetër. Simptomet e sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të shfaqen me muaj pasë infektimit.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:40 pm

Si mund ti parandaloni sëmundjet ngjitëse seksuale?

Ju mund të evitoni rrezikun nga sëmundjet ngjitëse seksuale gjatë marrëdhënieve seksuale të përdorni kondom dhe ju dhe partneri-ët tuaj të i bëni analizat. Sa më shumë partner që keni aq më shumë rrezik keni të infektoheni me sëmundje ngjitëse seksuale. Mënyrate e tjera që mund ta redukoni ju mund të përdorni mbrojtës për gojë dhe kondoma gjatë seksit oral, të i pastroni lodrat seksuale pas përdorimit, pastroni duart pasë seksit dhe të pastroni organet gjenitale rregullisht.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:41 pm

Pse është me rëndsi të dini se ju keni sëmundje ngjitëse seksuale?

Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale janë ngjitëse dhe mund të shkaktojnë dëmtime për një kohë të gjatë apo përherë, por edhe mund të shkaktojnë dëme në pjellshmëri nëse infektimi nuk trajtohet. Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të infektojnë partnerin tuaj gjatë seksit dhe disa nga sëmundjet mund të barrten nga nëna në foshnjen e palindur. Sëmundjet ngjitëse seksuale mund të ndihmojnë barrtjen e HIV.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:41 pm

Udhëzues për sëmundjet ngjitëse seksuale?

Vagjinosis bakterial nuk është saktësisht sëmundje ngjitëse seksuale sepse nuk ngjitet gjatë marrëdhënieve seksuale. Megjithatë mund të keqësohet nga seksi dhe më shpesh shfaqet në femrat të cialt janë aktive seksualisht se ato që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale asnjëherë. Shkaktohet nga çregullimi i bakterive normale të shëndosha që gjinden në vaginë. Edhepse janë relativisht të padëmshme dhe kalojnë pa u dalluar ndonjherë mund të shkaktojnë erë të keqe. Përderisa nuk ka spjegim të qartë pse ky infektim ndodh sygjerohet se përmbajtja e spermës që është alkaline mund të jetë njëri nga shkaqet përshkak që mund të shkaktojë ngacmim me bakteriet e vaginës natyrale të cilat janë acidike. Përdorja e spirales mund te jete shkakëtare gjithashtu. Femra nuk mund të infektojë mashkullin me këtë infektim mirëpo është me rëndsi që infektimi të trajtohet sepse ndonjëhere infektimi Vaginosis bakterial kalon në tubat fallopiane dhe shkaktojë infektim më serioz. Infektimi për vaginosis bakterial shërohet me krem për vaginë apo antibiotik.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:43 pm

Balanitis shpesh referohet si simptom i infektimit por nuk do të thotë se është infeksion vetëvetiu. Saktësisht nuk është sëmundje ngjitëse seksuale, është pasojë e aktivitetit seksual. Ndodh vetëm te meshkujt dhe paraqitet si pezmatim në krye të penisit dhe ndodh më shpesh në meshkujt që nuk janë të bërë synet. Poashtu mund të shkaktohet nga mos higjiena, nga ngacmimi i kondomeve dhe kremave, nga përdorimi i tualetet me parfum dhe nga infeksionet mykotike. Mund të preventohet duke mos përdor disa nga tualteket dhe duke e pastruar lafshën e penisit. Mund të shërohet me krem për ta redukuar inflamimin dhe antibiotik nëse është e nevojshme.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:44 pm

Klamidia është njëra nga infeksionet bakteriale ngjitëse seksuale më të zakonshme. Nëse nuk shërohet mund të shkaktojë probleme serioze. Klamidia e infekton qafën e mitrës në femra. Por infektimi i uretërs, rektumit dhe syve mund të shkaktohet në femra dhe mashkuj. Simptomet e infeksionit mund të shfqen në çdo kohë. Shpesh ndodh që simptomet të shfaqen 1 deri në 3 javë pasë infektimit. Por simptomet mund të ndodh që mos të shfaqen për një kohë të gjatë.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:45 pm

Morrat pubike janë parasite të vogla në form të gaforres që jetojnë në qime dhe pijnë gjakun. Kryesisht atë jetojnë në qimet pubike, mund të jetojnë në flokë, por mund të gjinden edhe nën sqjetulla, në trup, edhe në qimet e fytyrës si vetulla. Ato mund të jetojnë edhe jashtë trupit kështu që mund të gjinden në rroba, në shtrat dhe peshqir. Ju mund të keni morra dhe mos të jeni i vetëdishëm për këtë, por pasë 2 ose 3 javëve ju mund të përjetoni kruarje. Morrat zakonisht kalojnë në trup nga kontakti gjatë seksit me personin që është i infektuar por edhe nëse i ndani rrobat me dikend, peshqirët apo shtratin. Ende nuk ka mënyrë efektive për ta ndaluar infektimin por nëse jeni të infektuar atëherë ju mund të preventoni të tjerët të infektohen duke i larë rrobat dhe qaeshafat e shtratit me ujë të nxehtë. Krema të ndryshme mund të blehen në barnatore për ti mbytur morrat. Ruamja e qimeve pubike nuk do të thotë që i largon morrat.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:45 pm

Epididmitisi do të thotë inflamacion i epididmitisit, tuba që gjindet në krye të testiseve ku sperma qëndron. Epididmtisi nuk është gjithëmonë rezultat i sëmundjeve ngjitëse seksuale por zakonisht është nga prezenca e infektimeve si klamidia apo gonorea. Simptomet e infektimit janë ajësim dhe dhimbje në testiser dhe qeset e tyre. Mënyra më e mirë për të preventuar infektimin është duke përdor kondom gjatë seksit, sepse kondomi e preventon infektimin e klamidiës dhe gonoreas. Epididmitisi vetëvetiu nuk mund të ju ngjitet personave të tjerë mirëpo infeksionet e tjera që kanë shkaktuar epididmitis mund të ngjiten (Shikojeni pjesën për infektimet kllamidia dhe gonoria) Tretmani për këtë infeksion bëhet me antibiotik.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:46 pm

Herpesi gjenital shkaktohet nga virusi herpes simpleks. Virusi mund të infekton gojën, pjesët gjenitale, lëkurën përreth anusit dhe gishtat. Pasë fazës së parë të përhapjes së herpesit, virusi vendoset në fijëzat nervore ku qëndron pa u dalluar dhe nuk shkakton asnjë simptom. Simptomet e infektimit fillestar zakonisht ia fillojnë prej ditës 1 deri në 26 pasë infektimit dhe zgjasin 2-3 javë. Femrat dhe meshkujt mund të kenë një apo më shumë simptome që përfshinë kruakjen apo ndjesi shpimi gjilpërash në pjesët gjenitale apo pjesët anale. Flluska të mbushura me lëng mund të pëlcasin dhe lëjnë lëndime të vogla që shkaktojnë shumë dhimbje. Personat me infektim mund poashtu të kenë dhimbje gjatë urinimit nëse urina kalon në pjesët e lëndimit nga flluskat. Por edhe simptome sikurse kur personat vuajnë nga gripi si dhimbje koke, temeraturë, dhimbje të shpindës, gjendra të ajura.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:46 pm

Lythat gjenital janë rritje të mishi të cilat mund të paraqiten çdokund në organet gjenitale të femrave dhe meshkujve. Ato shkaktohen nga virusi që quhet virus njerëzor papilloma. Lythat mund të rriten në organet gjenitale apo në pjesët tjera të trupit posaqërisht në duar. Pasë infektimit me lythat gjenital kalon 1 deri 3 muaj që lythat të paraqiten në organet gjenitale. Ju apo partneri juaj mund të dallojnë gunga të vogla të bardha apo ngjyrë roze apo më të mëdhaja në formë të karfiollit. Lythat mund të paraqiten në vulvë, penis në testise apo në anus. Ato mund të paraqiten në formë individuale apo në grup. Mund të shkaktojnë kruamje por zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje. Shpesh nuk shkaktojnë simptome të tjera dhe mund të jetë vështirë të dallohen. Nëse femrat kanë lytha në qafë të mitrës kjo mund të shkaktojë gjakderdhje apo shumë rrallë shkakrkesë nga vagina me ngjyrë të pazakonshem.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:47 pm

Gonorrea është infeksion bakterial. Ngjitet seksualisht dhe mund ta infektojë qafën e mitrës, uretërn, rektumin, anusin dhe fytin. Simptomet e infektimit mund të shfaqen në mes 1 deri 4 ditë pasë ekspozimit. Por ndonjherë është e mundshme të infektoheni dhe mos të kenë simptome. Infektimi është më e mundshme të dallohet në meshkuj se në femra.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:47 pm

Infektimi i zorrës mund të ngjitet gjatë seksit. Dy infeksionet më të zakonshme janë amoebisiasi dhe gjiardiasis. Këto janë infeksione bakteriale dhe kur të kalojnë në zorrë mund të shkaktojnë dhimbje në bark dhe jashtëqitje të shpeshtë. Infektimi i zorrës mund të ngjitet gjatë seksit me dikend që është i infektuar posaqërisht gjatë aktiviteteve që përfshinë kontaktin me feçe dhe seksi anal. Infeksioni mund të preventohet duke përdor kondoma, mbrojtës për gojë dhe dorëza lateks. Lodrat që përdoren gjatë seksit duhet të pastrohen pas përdorimit dhe duart të lahen pasë kontaktit me feçe. Ilaqet kurdër jashtëqitjes ndonjherë mjaftojë pët tretman të infektimit por edhe antibiotikët mund të përdoren.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:48 pm

Hepatiti shkakton inflamimin e mëlqisë. Ka disa lloje të hepatitit, më të zakonshmet janë hepatiti A,B dhe C. Këto tri lloje të virusit veprojnë ndryshe. Hepatiti mund të shkaktohet nga alkoholi dhe nga disa lloje të drogës por zakonisht infektimi ndodh nga infektimi viral.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:48 pm

Molloskumi është sëmundje e lëkurës që shkaktohet nga virusi molloskum contagjiosum. Shfaqet në formë të gungave të vogla në lëkurë dhe mund të zgjat prej dy javëve deri në disa vite. Molloskumi shkakton gunga të vogla në formë të perlave në madhësi të qukave në kofshë, prapanicë, organe gjenitale dhe ndonjherë në fëtyrë. Ato ngjiten gjatë seksit dhe nga kontakti me lëkurë. Ngjitja mund të preventohet duke përdor kondoma dhe duke iu shmangur kontaktit me lëkurë dhe seksit me personin që është i infektuar përderisa shërohet. Në shumë raste ky lloj infektimi nuk ka nevojë për ilaqe sepse zdhuket me kohë. Megjithatë tretmanet si ngrimja e gungave apo mund të lyhen me një lloj kemikali.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:49 pm

Uretirisi i pa specifikuar është inflamim i uretresë në meshkuj. Ky inflamim mund të shkaktohet nga disa lloje të infekcioneve, por më zakonisht nga klamidia. Inflamimi mund të përjetohet me muaj edhe në disa raste me vite në marrëdhënie. Simptomet përfshijnë dhimbje dhe ndjenja të djegjes gjatë urinimit. Lloj lëngu i bardhë i vrenjëtur mund të shfaqet në krye të penisit posaqërisht dallohet në mëngjez. Ndjenja për të urinuar shpesh poashtu është njëra nga simptomet. Shpesh mund të jetë që nuk keni asnjë simptom por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ia ngjitni infeksionin partnerit tuaj.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:49 pm

Zgjebet shkaktohet nga morrat parazite nën lëkurë dhe shkakton kruamje. Morrat janë shumë të vogla dhe nuk mund të shihen dhe shumë njerëz nuk janë të dijshëm që janë të infektuar. Infektimi mund të shkaktojë kruamje dhe mund të ia fillojë 2 deri në 6 javë pasë infektimit. Shenjat e infektimit mund të jenë si vija të kuqe nën lëkurë të duarve, prapanicës dhe organeve gjenitale. Mënyra më e zakonshme e infektimit është gjatë kontaktit seksual mirëpo është e mundshme që infektimi të ndodh me këmbimin e rrobave dhe peshqirëve me dikend që është i infektuar. Por kjo mënyrë nuk është shumë e zakonshme. Nuk ka mënyrë efektive ta ndaloni infektimin por nëse jeni i infektuar mënyra që mos ta infektoni dikend tjetër është duke i larë rrobat dhe qarshafat më ujë të nxehtë. Për ti mbytur këto morra është duke e lyer trupin me krem që mund ta bleni në barnatore.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:50 pm

Sifilisi nuk është infektim i zakonshëm në Britani të Madhe por është më shumë i zakonshëm në shtete të tjera. Është infeksion bakterial. Zakonisht ngjitet gjatë seksit por edhe mund të ngjitet në foshnje të palindura nga nënat shtatëzanë. Simptomet e sifilisit janë të njejta në meshkuj dhe femra. Janë vështirë të dallohen dhe mund të shfaqen 3 muaj pasë seksit me personin e infektuar. Sifilisi i ka disa faza, faza e parë dhe e dytë janë më infektuese.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:50 pm

Infeksioni mykotik është infeksion që shumohet e cila jeton në lëkurë dhe normalisht qëndron si baktrie jo dëmtuese. Por nëse shumohet mund të shkaktojë kruamje, ajësim, dhëmbje dhe shkarkesë në femra dhe meshkuj. Femrat mund të përjetojnë shkarkesë të bardhë të trashë dhe dhimbje gjatë urinimit. Meshkujt mund të përjetojnë shkarkesë të njejtë dhe kanë vështërsi në lafshin e penisit. Infeksini mykotik mund të ngjitet gjatë seksit me personin e infektuar por infektimi mund të ndodh nëse veshni rroba të ngushta nga nailoni apo goma. Infektimi mund të ndodh edhe nga disa lloje të antibiotikëve. Ndonjherë infektimi është i paqartë mirëpo ngjitja mund të preventohet duke përdor kondom gjatë seksit. Meshkujt duhet të e pastrojnë nën lafshin e penisit. Shërimi i infeksionit mykotik bëhet duke përdor tretman kundër kërpudhor. Infektimi mykotik mund të përsëritet, posaqërisht në femra.
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Search Wed Feb 10, 2010 6:51 pm

Trikomanas vagjinosi shkaktohet nga parazitët që gjinden në vaginë dhe uretrën e meshkujve. Shpesh nuk ka simptome. Nëse simptomet janë prezent ato mund të jenë dhimbje gjatë urinimit dhe shkarkesë në meshkuj, dhimbje gjatë seksit dhe inflamim në vulvë të femrave. Ngjitja normalisht ndodh gjatë seksit oral, anal dhe vagjinal me personin e infektuar. Shërimi bëhet me antibiotik dhe infektimi nuk përsëritet.
KUJDES:

Këto informata nuk jipen si zavendësim për këshilla profesionale mjekësore. Ju lutem konsultohuni me mjekë nëse keni ndonjë brengë për shëndetin tuaj.

marrë nga avert.org.uk
Search
Search

Male Numri i postimeve : 29
Age : 40
Location : Varravinga
Registration date : 10/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundjet ngjitëse seksuale!! Empty Re: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi