Fjalor i termave të informatikës
Faqja 1 e 1
Fjalor i termave të informatikës
Duke u nisur nga mungesa e theksuar e fjalorëve në fushën e informatikës, Qendra për Edukim dhe Përparim në bashkëpunim me organizatën Alba-Soft hartuan fjalorin - softuer të teknologjisë së informacionit. Ky është një fjalor shpjegues anglisht – shqip – anglisht që përmban rreth 2500 terma, për realizimin e të cilit është dashur puna e vyeshme e një numri të madh gjuhëtarësh dhe inxhinierësh.
Pjesa më e madhe e atyre që punuan në hartimin e këtij softueri / fjalori kanë marrë pjesë dhe në procesin e lokalizimit të Windows XP dhe Office 2003, proces ky tepër i komplikuar si rrjedhojë e mungesës së përvojave në nivel kombëtar në lokalizime, e për më tepër si rrjedhojë e mungesës së një fjalori të tillë.
Tash e tutje të gjithë përdoruesit e këtij softueri / fjalori do ta kenë më të lehtë lokalizimin e softuerëve, përkthimin në përgjithësi, si dhe përdorimin e terminologjisë së saktë në fushën e teknologjisë së informacionit.
Falënderojmë shumë për ndihmën e dhënë bashkëpunëtorët e mëposhtëm: Emil Lafe (Akademia e Shkencave), Enver Hysa (IGjL), Gudar Beqiraj (INIMA), Neki Frasheri (INIMA), Betim Çiço (UT, Fakulteti i inxhinierisë elektrike), Fitore Muçolli, Zinaide Kuqi-Gruda, Jeta Rugova-Plakolli, Anila Çepani (IGjL) etj.
Kontribut të veçantë me pjesëmarrje të përhershme në hartimin e këtij softueri / fjalori kanë Adelina Çerpja (IGjL) dhe Vehbi Neziri (Alba-Soft), të cilët kanë udhëhequr tërë procesin e hartimit të fjalorit / softuerit.
Tashmë kur kompjuteri është pjesë e pandarë e jetës sonë të përditshme, edhe shqiptarëve u ofrohet mundësia që me kompjuterin “të flasin” shqip. Le të urojmë që kjo gjuhë të pasurohet me të njëjtin ritëm me të cilin po ecën teknologjia e informacionit. (Alba-Soft)
Shkarko ketu

Gjumashi- WebMaster
- Numri i postimeve : 10
Location : C:\Spam.exe
Registration date : 26/09/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi