CrokoClub Forum Index


Join the forum, it's quick and easy

CrokoClub Forum Index
CrokoClub Forum Index
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

8 sekrete për të qenë e bukur Per femrat

4 posters

Shko poshtë

8 sekrete për të qenë e bukur Per femrat Empty 8 sekrete për të qenë e bukur Per femrat

Mesazh nga Beko Wed Dec 03, 2008 8:10 pm

8 sekrete për të qenë e bukur Per femrat Spears_2210Për të qenë të bukur asnjëherë nuk duhet të lini gjithçka në dorë në natyrës dhe është e nevojshme që edhe ju të kujdeseni për veten tuaj. Receta për të arritur është shumë e thjeshtë: ushtrime dhe mesazhe çdo ditë. Dita duhet të nisë e qetë dhe të mbyllet duke qenë të çlodhur. Rezultati? Lëkurë e freskët dhe e shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës.

4 sekretet e ditës

gjithçka varet nga mënyra se si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni e mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të bukur dhe të tonifikuar. Për të arritur këtë mjafton vetëm pak kujdes.

1. Një zgjim i qetë

Vendosi dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëra-tjetra. Kjo është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e gjumit në zgjim. Pranë shtratit mbani një gotë me ujë për t'i hedhur disa pika ujë fytyrës, në qafë dhe te krahët. Kjo do t'ju japë një ndjesi freskie dhe do të ndihmojë edhe lëkurën të zgjohet. Më pas, pini një gotë ujë para se të keni ngrënë mëngjes, pasi kjo do t'ju ndihmojë të pastroni organizmin nga toksina e akumuluara.

2. Bëni pak gjimnastikë

Ngrihuni nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jen ngritur në këmbë hapni krahët duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur. Më pas drejtoi lart, mbi kokë, sikur doni të kapni diçka që është shumë lart jush. Qëndroni kështu për 20 sekonda dhe më pas çlodhuni. Ky ushtrim do t'ju ndihmojë të largoni mpirjen e trupit, të çtendosni shpinën dhe kurrizin si dhe të tërhiqni sa më shumë të jetë e mundur shtyllën kurrizore.

3. Frymëmarrja

Hapni dritaret për të lejuar ajrin e pastër në futet në dhomë. Ndërkohë rrotulloni krahët e mbledhur në mënyrë që të çtendosen shpatullat. Mbi kokë vendosni një peshqir dhe qëndroni në këtë pozicion, duke marrë frymë dhe e nxjerrë atë qetësisht të paktën 2 minuta. Gjatë dushit ujit duhet të hapet në maksimum në mënyrë që të bjerë mbi lëkurën tuaj me forcë. Këshillohet që të mos laheni me ujë të nxehtë. Sa më i freskët të jetë aq më shumë tonifikon lëkurën e trupit. Pak esencë eukalipti, e derdhur në vaskë apo në banjë, do t'ju ndihmonte të merrnit frymë më lirshëm.

4. Përdorni kremrat

Pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike. në këtë mënyrë do të keni një zgjim të këndshëm, do të jeni gati për ditën e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.

4 sekretet e mbrëmjes

1. Banjë çlodhëse

Pas ditës së gjatë të punës është shumë e nevojshme të bëni një banjë çlodhëse, shumë e rëndësishme për të gjithë trupin. Mund të zgjidhni një pushim të gjatë në vaskë apo një dush të shpejtë. Sido që të jetë preferenca juaj asnjë ditë nuk duket të hiqni dorë nga dushi pas pune.

2. Masazh për barkun

Masazhoni barkun përreth kërthizës me lëvizje në formë rrethore të paktën për 2 minuta. Këtë gjë mund ta bëni ndërsa jeni duke u larë në vaskë apo në dush. Ky është masazhi që femrat aziatike u bëjnë fëmijëve të tyre për të pushuar së qari si dhe për t'i ndihmuar të flenë shpejt.

3. Masazh për kokën

Pasi të keni larë dhe shpëlarë mirë kokën masazhoni rrënjët e flokëve duke kruar lëkurën e kokës me shumë delikatesë. Më pas, tërhiqini flokët lehtë dhe pas pak nisni sërish masazhin. Kjo është një teknikë indiane që ka një efekt të jashtëzakonshëm për çlodhjen e menjëhershme të të gjithë trupit.

4. Një çaj qetësues

Para se të shtriheni këshillohet të pini një çaj të ngrohtë më bazë bimësh. Pasi çaji të jetë gati hidhni një lugë mjaltë dhe lëreni të ëmbëlsohet për pesë minuta, më pas është gati për t'u pirë. çaji në mbrëmje është qetësuesi ideal për t'u çlodhur.
Beko
Beko
Moderator
Moderator

Male Numri i postimeve : 154
Age : 34
Location : Tirana
Registration date : 01/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

8 sekrete për të qenë e bukur Per femrat Empty Re: 8 sekrete për të qenë e bukur Per femrat

Mesazh nga GLORIA Mon Mar 08, 2010 8:45 am

ne jemi vet nga natyra te bukura Smile
GLORIA
GLORIA
Bukuroshe
Bukuroshe

Female Numri i postimeve : 19
Age : 42
Location : itali
Registration date : 07/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

8 sekrete për të qenë e bukur Per femrat Empty Re: 8 sekrete për të qenë e bukur Per femrat

Mesazh nga ELIN Mon Mar 08, 2010 11:10 am

ka te drejt GLORIA ahtu eshte por dhe keto qe thot shkenca keto 8 sekretet ti ndiqni se mire ju bejn
ELIN
ELIN
WebMaster
WebMaster

Male Numri i postimeve : 557
Age : 40
Location : ATHIN
Registration date : 03/10/2008

http://www.CrokoClub.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

8 sekrete për të qenë e bukur Per femrat Empty Re: 8 sekrete për të qenë e bukur Per femrat

Mesazh nga Llokume Mon Mar 08, 2010 11:29 pm

ahahahaha vallai per 8 gjerat kisha me shku ne kin une haha jom kshu si jom Smile
Llokume
Llokume
Administrator
Administrator

Female Numri i postimeve : 112
Location : durrsake e embel
Registration date : 06/05/2009

http://www.ambra.forumattivo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

8 sekrete për të qenë e bukur Per femrat Empty Re: 8 sekrete për të qenë e bukur Per femrat

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi