CrokoClub Forum Index


Join the forum, it's quick and easy

CrokoClub Forum Index
CrokoClub Forum Index
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greva, Gjoni: “Nuk lëvizim nga bulevardi pa u hapur kutitë”

Shko poshtë

Greva, Gjoni: “Nuk lëvizim nga bulevardi pa u hapur kutitë” Empty Greva, Gjoni: “Nuk lëvizim nga bulevardi pa u hapur kutitë”

Mesazh nga ELIN Thu May 06, 2010 9:19 am

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Gjoni, deklaroi dje se opozita nuk do të largohet nga sheshi pa arritur një zgjidhje për transparencën e plotë të zgjedhjeve. “Jemi këtu për t’i dhënë mesazh qeverisë se jemi të vendosur për të kërkuar transparencë”, - tha deputeti socialist. Gjoni tha se gjendja e grevistëve është rënduar, sidomos e atyre që vuajnë nga diabeti. “Ekipi i mjekëve po monitoron situatën”, - u shpreh Gjoni, duke shtuar se “është vendimi individual nëse ata duan të largohen nga greva, apo të vazhdojnë”. Deputeti socialist e cilësoi cinike kurajën e kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila vizitoi mbrëmjen e dy ditëve më parë në Spitalin Ushtarak deputeten socialiste Klodiana Spahiu, e cila u detyrua të ndërpresë grevën për shkak të komplikacioneve në stomak. “Topalli të heqë dorë nga truku dhe permanenti dhe të gjejë një zgjidhje”, - bëri apel Gjoni.

Agim Leka: “Jemi një vend demokratik, të hapen kutitë e 28 qershorit”

Deputeti i Partisë Socialiste, Agim Leka, i qarkut të Elbasanit, i bëri apel dje kryeministrit Sali Berisha të hapë kutitë siç e kërkon çdo vend europian demokratik. Leka ka falënderuar të gjithë grevistët, por një falënderim të veçantë e ka dhënë për grevistin me profesion veteriner, Ramazan Ceka, i cili, për shkak të përkeqësimit të shëndetit u transportua dje në spitalin “Nënë Tereza”.
“Jam këtu për të folur në emër të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, në emër të popullit opozitar, socialist dhe josocialist, në emër të 200 grevistëve që jemi ngujuar këtu prej 4 ditësh në këtë grevë urie. Jam këtu edhe për të falënderuar në emër të të gjithë këtyre njerëzve Ramazan Cekën, i cili sapo u largua nga ne në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore për shkak se ai vuan nga diabeti dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore”, - u shpreh Leka. Gjithashtu, deputeti Leka ka falënderuar stafin drejtues të grevës, kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, si edhe të gjithë kolegët, të cilët, sipas tij, treguan dhe vazhdojnë të tregojnë për njëri-tjetrin një unitet shembullor.
ELIN
ELIN
WebMaster
WebMaster

Male Numri i postimeve : 557
Age : 39
Location : ATHIN
Registration date : 03/10/2008

http://www.CrokoClub.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi