CrokoClub Forum Index


Join the forum, it's quick and easy

CrokoClub Forum Index
CrokoClub Forum Index
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tragjedi në Durrës; plagos fqinjin më pas vret veten

Shko poshtë

Tragjedi në Durrës; plagos fqinjin më pas vret veten Empty Tragjedi në Durrës; plagos fqinjin më pas vret veten

Mesazh nga ELIN Wed May 05, 2010 8:51 am

Sherri i vjetër midis dy familjeve sjell viktima

Një skenë krimi që ngjason me një tjetër tragjedi që Tirana e përjetoi pak ditë më parë. Vetëm se në rastin e kryeqytetit kemi një vrasje të dyfishte brenda familjes kurse nga Durrësi vjen një ngjarje që protagonist ka viktimën, ndërsa mësohet se gjithçka ka nisur shumë vite më parë mes familjes së tij dhe “nxitësit” të aktit të vetëvrasjes, pas plagosjes. Kështu ditën e djeshme policia e Durrësit është lajmëruar për një plagosje të rëndë. Ndërkohë që i plagosuri është nisur për në spital nga persona të rastësishëm autori i krimit ka marrë makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Saktësohet se vetëm pak momente më pas me të njëjtën armë ai ka qëlluar mbi veten duke i marrë jetën. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes bën me dije se autori i të dy ngjarjeve të njëpasnjëshme është gjendur pa shenja jete ndërkohë që të dhënat që vijnë nga qyteti bregdetar tregojnë për gjendjen tejet kritike të të plagosurit, ndërkohë që janë hedhur edhe pistat e para të shkaqeve të kësaj tragjedie të rëndë.
Ngjarja
Nga të dhënat që ka publikuar policia është bërë e ditur se autori i këtij krimi është Muhamet Tushku, një 55 vjeçari i cili pasi ka plagosur fqinjin i ka marrë jetën vetes. Ngjarja ka ndodhur në orëve të padsitës së djeshme në zonën e ish-Kënetës vend në të cilin Tushku dhe 35 vjeçari Aleksandër Zaimi ishin takuar. Pas një debati të fortë mes tyre, shkak sipas policisë dyshohet të ketë qenë një sherr i vjetër midis dy familjeve Zaimi dhe Tushku, përfaqësuesi i kësaj të fundit ka nxjerrë armën duke e plagosur 35 vjeçarin. I plagosur në njërën shpatull, Zaimi mësohet se është nisur menjëherë për në spital, ndërkohë që autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij. Pak minuta më vonë mësohet se Tushku është gjendur i pajetë në automjetin e tij. Policia që është lajmëruar për krismën e armës që ka dëgjuar është gjendur menjëherë në vendin e krimit dhe dyshohet se autori është vetwvrarë duke i dhënë fund jetës me një plumb në kokë. Sërish referuar të dhënave të policisë e cila ka hetuar mbi pistën kryesore të kësaj ngjarjeje të pazakontë ka dyshuar se vetëvrasja mund të ketë ardhur si pasoje e eliminimit të ndonjë gjakmarrjeje pasi viktima mund të ketë menduar se e ka lënë të vdekur komshiun e tij. gjithsesi mësohet se për ngjarjen është ngritur një grup pune që po heton shkaqet dhe motivet.
ELIN
ELIN
WebMaster
WebMaster

Male Numri i postimeve : 557
Age : 39
Location : ATHIN
Registration date : 03/10/2008

http://www.CrokoClub.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi