CrokoClub Forum Index


Join the forum, it's quick and easy

CrokoClub Forum Index
CrokoClub Forum Index
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Helmimet nga ushqimet, 75% e pacientëve me diarre

Shko poshtë

Helmimet nga ushqimet, 75% e pacientëve me diarre Empty Helmimet nga ushqimet, 75% e pacientëve me diarre

Mesazh nga ELIN Fri Apr 30, 2010 9:52 am

Helmimet nga ushqimet, 75% e pacientëve me diarre




Sipas specialistëve, sistemi ushqimor në Shqipëri në 20 vitet e fundit ka ndryshuar, duke bërë që mjekët të përballen me intoksikime të ndryshme


Sistemi ushqimor në Shqipëri, në 20 vitet e fundit, ka ndryshuar tërësisht, duke bërë që mjekët të përballen me intoksikime të llojeve të ndryshme. Madje, sëmundjet diarreike në vendin tonë zënë vendin e dytë në ngarkesën e sëmundshmërisë së përgjithshme pas infeksioneve respiratore. Kjo u bë e ditur dje në konferencën e Toksi-Infeksionet Ushqimore, ku morën ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, dhe specialistë të shëndetit publik.


Intoksikacionet


Sëmundjet diarreike në Shqipëri zënë vendin e dytë në ngarkesën e sëmundshmërisë së përgjithshme pas infeksioneve respiratore. Shefi i spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Dhimitër Kraja shpjegoi se trendi i përgjithshëm i sëmundjeve diarreike është në rritje, ku intoksikacionet me origjinë ushqimore zënë përafërsisht 75% të tyre për çdo vit.


Sipas tij, produktet ushqimore janë një nga burimet kryesore të përhapjes së patogjenëve potenciale me rëndësi në fushën e shëndetit publik. "Udhëtarët, refugjatët dhe emigrantët në ambientet e reja mund të ekspozohen ndaj rreziqeve të panjohura me natyrë ushqimore.


Gjithashtu, edhe rritja e konsumit të ushqimeve të përgatitura jashtë shtëpisë, rrit rreziqet potenciale të ekspozimit ndaj higjienës së ulët në punishtet ku përgatiten ushqimet", pohojnë specialistët, duke shtuar se salmonelozat janë infeksion/sëmundjet më të hasura, duke zënë përafërsisht 10% të totalit të sëmundjeve diarreike çdo vit në Shqipëri.


Studimet


Specialistët pohojnë se studimet epidemiologjike, klinike dhe sidomos mikrobiologjike evidentojnë dy prirje të rëndësishme të TIU në vendin tonë. Së pari, është shtimi i Toksi-Infeksioneve Ushqimore të paspecifikuar dhe atyre në subjektet me imunitet të
komprometuar që duhet të kishte parasysh për ndërtimin e strategjive për organizimin më të mirë të luftës ndaj këtyre infeksioneve.


Nga ana tjetër, sipas specialistëve, vihet re pakësim i ndjeshëm dhe i qëndrueshëm i shpeshtësisë së toksi-infeksioneve ushqimore madhore si Ethes tifoide e Shigelozave që është një arritje e madhe e shëndetësisë. Ndërkohë, mjekët pohuan se kjo konferencë i përkushtohet njërit prej problemeve madhore të shëndetit publik botëror, Toksi-Infeksioneve ushqimore (TIU), të cilat janë të pranishme kudo, duke prekur çdo vit 3 miliardë vetë, me mbi 5 milionë vdekje.


***********************


USAID në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë po përgatisin sistem të saktë të dhënash për defektet gjenetike

Defektet gjenetike, projekt për sistem të dhënash

Defektet gjenetike tashmë do të paraqiten në një sistem të saktë të dhënash. Ministria e Shëndetësisë ka organizuar dje një takim me përfaqësues të USAID në vendin tonë dhe Shoqatën e Pediatrisë, ku si qëllim kishin nisjen e një projekti për regjistrimin e rasteve me imunodeficencë. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, ky projekt do të bëjë që shëndetësia të mos referohet në shifra në përhapjen botërore apo në të dhëna shoqatash.


"Sistemi ynë shëndetësor tashmë do të ketë të dhëna të sakta në lidhje me imunodeficencën primare pa qenë nevoja që t'i referohemi shifrave që raportojnë shoqatat e që shpesh herë nuk janë reale.


Njëkohësisht, dua të vlerësoj mbështetjen e USAID në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor", u shpreh ministri Vasili. Ndërsa, përfaqësuesja e USAID, doktoreshë Zhaneta Shatri, tha se bashkëpunimi me institucionet shëndetësore do vazhdojë dhe në të ardhmen. Imunodeficenca primare ose çrregullimet e sistemi imunitar me bazë gjenetike sjellin shpesh herë invaliditet tek fëmijët, por shpesh herë ky çrregullim nuk justifikohet me arsyen e vërtetë që është baza gjenetike.


Për këtë arsye, mjekët e huaj, profesorë të njohur të kësaj fushe do të bashkëpunojnë me mjekët tanë pediatër në fushën e kërkimit shkencor. Në vendin tonë numërohen gjithsej 5 raste me imunodeficencë primare, por mendohet që numri të jetë më i madh.
ELIN
ELIN
WebMaster
WebMaster

Male Numri i postimeve : 557
Age : 39
Location : ATHIN
Registration date : 03/10/2008

http://www.CrokoClub.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi