CrokoClub Forum Index


Join the forum, it's quick and easy

CrokoClub Forum Index
CrokoClub Forum Index
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare

5 posters

Shko poshtë

Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare Empty Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare

Mesazh nga Chaos Sat Nov 01, 2008 1:50 pm

Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare

Sa duhet te dijme per politiken,politikanet per qeverin shqiptare.
Chaos
Chaos
Dangerous minds
Dangerous minds

Male Numri i postimeve : 1005
Location : Europe
Registration date : 25/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare Empty Re: Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare

Mesazh nga StRaNgEr Sun Nov 02, 2008 2:24 pm

Per Mua Nje Here Me Kete Politike Qe bejne Keta Eshte Futja Pordhes Gri Sallate Na Shkoj Jeta Ne Fushate.
StRaNgEr
StRaNgEr
Imort@l-$pirit
Imort@l-$pirit

Male Numri i postimeve : 448
Age : 40
Location : Ku Te Na Zere Nata :P
Registration date : 28/09/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare Empty Re: Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare

Mesazh nga JoKeR Sun Dec 07, 2008 12:50 pm

po ku ka te ardhme politika jone?????????????
JoKeR
JoKeR
Vendetta
Vendetta

Male Numri i postimeve : 896
Age : 31
Location : Darkness
Registration date : 26/11/2008

http://www.crokoclub.tk/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare Empty Re: Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare

Mesazh nga kapo Sat Jan 17, 2009 12:03 pm

e ardhmja e plitikes shqiptare eshte Ciljeta, por nuk e kan zbuluar akoma!!!
kapo
kapo
WebMaster
WebMaster

Male Numri i postimeve : 329
Location : Aty ku jetohet me mir
Registration date : 26/09/2008

http://www.CrokoClub.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare Empty Re: Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare

Mesazh nga JoKeR Sat Jan 17, 2009 11:30 pm

Very Happy:D:D:D:D
JoKeR
JoKeR
Vendetta
Vendetta

Male Numri i postimeve : 896
Age : 31
Location : Darkness
Registration date : 26/11/2008

http://www.crokoclub.tk/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare Empty Re: Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare

Mesazh nga ELIN Fri Apr 30, 2010 8:21 am

Çuli: Tani që s’jam në politikë

Posted: 29 Apr 2010 04:36 AM PDT


Diana Çuli për “Engjëj të armatosur”: nuk është roman historik, nuk ka personazhe realë. Shkrimtarja në një intervistë për angazhimet larg politikës, përkthimet, mbrojtjen e të drejtave të grave. Për këtë të fundit, pohon se ka gjëra që shënojnë kthim mbrapa.

Shkrimtarja Diana Çuli u prezantua dje në Teatrin e Metropolit me romanin “Engjëj të armatosur” (Toena 2010) në prani të njerëzve të letrave. Romani ka njohur dy botime, më 2005 dhe më 2009. Debati nisi me ballafaqimin e opinionit të disave nëse është apo jo “Engjëj të armatosur” romani më i rëndësishëm i kësaj autoreje.

Publicisti Pirro Misha që nuk preferon kategorizime, e sheh si një roman me strukturë dinamike që zë një vend më vete në letërsinë shpesh skematike për luftën Nacional-Çlirimtare. Këtë letërsi Misha e ndan në kategorinë e letërsisë që e glorifikon luftën, të asaj që e denoncon luftën dhe në letërsi që as e denoncon, as e glorifikon. Thjesht kërkon të tregojë histori njerëzore, ku bën pjesë edhe vepra e Çulit.

Kritiku Virgjil Muçi i cili rilexoi një kritikë të tijën botuar më parë për këtë roman, kujtoi se librin e kishte marrë në duar dikur me një lloj frike. “Fakti që subjekti i këtij romani mbështetet mbi një ngjarje të jetuar, me heronj realë, kish fortë të ngjarë që t’i rrinte si këmishë force shtatit të romanit e fare mirë mund të shndërrohej në një handikap, duke e futur në një hulli që e degdisnin larg një vepre të mirëfilltë letrare dhe e privonin prej pasurisë së shprehjes në regjistra të ndryshëm që të jep arti i fiction-it”, vijon më tej Muçi, duke i siguruar të pranishmit që Çuli i është larguar kësaj gracke.

Takimin e mbylli vetë shkrimtarja Diana Çuli që rrëfeu, për procesin krijues, vështirësitë që ka shkrimi i një romani për luftën. “Çdo vepër ka një histori. Ky roman ka historinë më të gjatë”, pohoi Çuli. Vendosi ta shkruante veprën sepse “Lufta Nacional-Çlirimtare ishte një terren i përshtatshëm për të studiuar, dimensionin human të shoqërisë” dhe arsyeja e dytë i takonte vendit ku zhvillohen ngjarjet: “Bregu i Detit është një pasuri e madhe historish dhe figurash”.

Nga ana tjetër kishte vendosur t’i linte pa përgjigje pyetjet: Përse komunizmi ynë ishte më i ashpër se komunizmi i vendeve të Lindjes? Përse duhet të ketë një fund tragjik një femër, e jo një mashkull?

“Engjëj të armatosur” është botuar në gjuhën italiane dhe pritet të botohet edhe në greqisht.
Në intervistën e mëposhtme, autorja flet për raportin e letërsisë me historinë, për kohën që po jeton në krijimtarinë e saj letrare, sidomos tani që nuk e ka më angazhimin politik. Në fund pak për aktivitetin e saj në mbrojtje të të drejtave të gruas. Çfarë ka ndryshuar në 18 vite.

Po t’i referohemi vendit ku zhvillohen ngjarjet, çfarë elementesh të tjerë autobiografikë ka tek “Engjëj të armatosur”?

Gjithmonë në roman pasqyrohet një sferë personale e autorit, që mund të jenë opinionet, interpretimet, njohja që ka për zonën. Unë e njoh mjaft mirë zonën për shkak të origjinës së nënës sime. Kam qenë afër legjendave, rrëfenjave, të gjitha historive të Bregut të Detit. Kjo është pjesa personale dhe shumë afër historive të luftës që ai bregdet ka përjetuar shumë.

Romani ngrihet mbi një ngjarje reale. Kush janë Aleksi dhe Dorothea e vërtetë?

Nuk ka personazhe realë. Është një roman i mirëfilltë letrar. Sigurisht që personazhet e mirëfillta letrare frymëzohen, ose pikënisen nga shumë ngjarje reale, por ata transformohen shumë kur kthehen në letërsi.

Është aluduar që historia e Aleksit dhe Dorotheas i ngjan tepër asaj të Zaho Kokës dhe Ramize Gjebresë.

Mund të gjesh përkime me personazhe realë.

Por personazhet e veprës përgjithësojnë, tipizojnë ngjarje të tilla të ngjashme që kanë ndodhur në atë kohë dhe personazhet të ngjashëm.

Unë kam bërë një roman të mirëfilltë letrar dhe sigurisht ka shumë ngjarje të luftës, apo personazhe të luftës të cilët më kanë dhënë një pikënisje për të krijuar personazhet e mi, por ata janë të ndryshëm në roman.

Çfarë raporti ka letërsia me historinë në këtë rast?

Subjekti ndërtohet mbi një rrethanë historike të përcaktuar për një periudhë kohe të shkurtër në një zonë të caktuar dhe trajton temën e sjelljeve, “të aktorëve”, të atyre që ishin aktivë në Luftën Antifashiste, sjellje, qëndrimet dhe marrëdhëniet e tyre në këtë periudhë.

Ky është një sfond historik sepse ka gjermanë, italianë, partizanë, civilë. Padyshim që mua më duhej ta studioja shumë mirë historinë për të riprodhuar atmosferën e kohës.

Ky roman nuk vijon në rrjedhën e krijimeve të mëparshme. E kishit këtë synim qysh në nisje?

Unë kam bërë edhe një sprovë tjetër me romanin “…Dhe nata u nda në mes”, i cili pasqyron një periudhë të caktuar historike, përmbysjen e madhe në vitet ‘90-të.

Ky roman është shkruar pas 15 vjetësh. Kuptohet, ka ndryshim dhe donte më tepër studim sepse ishte një periudhë që unë nuk e kam jetuar, kështu që më duhej ta studioja.

A e ndiheni e sigurt dhe e qetë në krijimtarinë tuaj pas 30 viteve?

E fiton këtë besim mbasi boton një libër dhe bëhet një takim si ky i sotmi, por ka edhe periudha të tjera, kur dëshpërohesh dhe thua që unë nuk realizoj dot një gjë të mirë. Ka edhe nga këto momente.

Tani që nuk jeni më në parlament, me çfarë e zini kohën që ua zinte politika?

Me atë që e kam mbushur para parlamentit. Në parlament kam qenë vetëm 4 vjet. Unë kam 30 vite që shkruaj dhe punoj, 18 vjet që drejtoj “Forumin e Pavarur të Gruas Shqiptare”. Kam 20 vjet që përkthej letërsi të huaj, nga anglishtja, frëngjishtja dhe italishtja. Sapo kam mbaruar trilogjinë e Sartrit “Rrugët e lirisë”. Nuk më del dita për të mbaruar punët e mia.

Çfarë ka ndryshuar në këto vite lidhur me të drejtat e gruas?

Kjo është një temë tjetër shumë e gjatë. Ka shumë gjëra që kanë ndryshuar për mirë dhe ka shumë gjëra që mund të kemi edhe kthim mbrapa. E para është liria. Gruaja dhe vajza mund të vendosin vetë për fatet dhe për jetën e tyre.

Dhe legjislacionin e kanë të përshtatshëm për këtë gjë. Çështjet e vështira mund të jenë një lloj vetëndërgjegjësimi për ta shfrytëzuar këtë liri që kanë dhe këto ligje në favor të tyre. Ka shumë mundësira për vajzat e reja, të cilat janë të afta dhe me kapacitete për të çarë në jetë. Por ka një ndryshim shumë të madh, ndaj zonave rurale dhe zonave urbane.

Një vajzë që jeton në fshat nuk ka të njëjtën jetë, as të njëjtat mundësi me një vajzë që jeton në qytet. E ka jetën shumë më të ngushtuar, hapësirat i ka më të vogla, mundësitë për t’u shkolluar, për të ecur përpara. Ka më shumë patriarkalizëm dhe konservatorizëm sesa në qytet. Kështu që kemi një hendek shumë të madh që duhet ta zvogëlojmë.

Ku jemi kthyer pas?

Ka rifilluar, në zonat rurale sidomos, një lloj konservatorizmi. Vajzat pasi mbarojnë shkollën fillore, nuk i çojnë më në shkollë. Shumë gra që janë të papuna mbyllen në shtëpi. Ky është një handikap.

/shekulli/
ELIN
ELIN
WebMaster
WebMaster

Male Numri i postimeve : 557
Age : 39
Location : ATHIN
Registration date : 03/10/2008

http://www.CrokoClub.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare Empty Re: Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare

Mesazh nga ELIN Fri Apr 30, 2010 8:24 am

Marrëveshja, Shqipëria do nderojë ushtarët grekë çdo 28 tetor

Posted: 27 Apr 2010 02:11 AM PDT


TIRANË – Çdo vit, më 28 tetor përfaqësuesit e Republikës Greke dhe të Shqipërisë do të zhvillojnë një ceremoni përkujtimore në nderim të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri. Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Shqipërisë, një përfaqësi e vendit tonë atij fqinj Greqisë do të ndjekë ritualin sa më sipër, ku, sipas marrëveshjes, janë ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të të afërmve dhe miqve të të rënëve. Përmbajtja e plotë e marrëveshjes për ushtarët grekë është bërë publike vetëm dje pas botimit të saj në fletoren zyrtare. Në bazë të marrëveshjes, në nderim të ushtarakëve, si dhe shtetasve të tjerë grekë, që kanë shoqëruar ushtrinë me status të veçantë (anëtarë të Kryqit të Kuq, personel mjekësor dhe priftërinj), të rënë në luftë gjatë luftës greko – italiane të viteve 1940-1941, do të ndërtohet vendprehje në Shqipëri, me shpenzimet e Qeverisë së Republikës Greke. Personat e përmendur sa më sipër, do të quhen “persona të rënë në luftë”. Vendprehja do të ndërtohet: a) në një shesh, 4 km përpara qytetit të Këlcyrës, në rrugën kryesore Lekli – Këlcyrë që Qeveria Shqiptare do ta vërë në dispozicion për këtë qëllim, me sipërfaqe 10 000 m²; b) në një shesh, në hyrje të fshatit Bularat, me sipërfaqe 1610 m². Sipas marrëveshjes, të gjitha eshtrat e personave të rënë në luftë, gjatë luftës greko – italiane të viteve 1940-1941, që ekzistojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, do të vendosen në këto vendprehje. Kërkimi, zhvarrimi, identifikimi dhe varrimi i eshtrave do të bëhet nga një komitet i përbashkët me ekspertë shqiptarë dhe grekë. Në mbledhjen e tij të parë, ky komitet është parashikuar që të hartojë rregullat procedurale të veprimtarisë së tij. Kërkimi, zhvarrimi, identifikimi dhe varrimi do të bëhen mbi bazën e arkivave ekzistuese dhe dëshmive të asaj kohe, mbështetur mbi hartat e miratuara nga komiteti i përbashkët. Po sipas marrëveshjes, pala greke do të mbulojë shpenzimet për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin. Veç kësaj, pala greke do të sigurojë pajisjet e nevojshme teknike dhe infrastrukturën logjistike. Në marrëveshje është parashikuar edhe ngritja e një memoriali kushtuar “Personave të rënë në luftë” që do të përbëhet nga një pllakë mermeri, me mbishkrimin të gdhendur në gjuhët shqip dhe greqisht: “Në kujtim të ushtarakëve grekë të rënë në luftë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941″. Në bazë të kësaj Marrëveshjeje, pala greke ndër të tjera merr përsipër: a) Të vërë në dispozicion një ekip ekspertësh, të cilët do të marrin pjesë në komitetin e përbashkët të ekspertëve për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave, staf mbështetës, si dhe personel tjetër, materialet dhe mjetet e nevojshme për kërkimin, nxjerrjen dhe mbledhjen e eshtrave të personave të renë në luftë; b) Për të lehtësuar në përgjithësi kërkimet, pala greke duhet të sigurojë çdo lloj materiali arkivor, lidhur me vendndodhjen e varreve individuale ose kolektive të personave të rënë në luftë dhe çdo të dhënë të disponueshme (skica topografike, harta ose çdo burim tjetër që mund të shërbejë si dëshmi); c) Të sigurojë personelin e nevojshëm, i cili do të hyjë në Shqipëri për të bërë transportin e materialeve dhe mjeteve të nevojshme për ndërtimin e varrezave; d) Të sigurojë realizimin e të gjitha kërkesave higjienike dhe shëndetësore, lidhur me proceset e zhvarrimit, identifikimit dhe varrimit, në përputhje me legjislacionin përkatës shqiptar, si dhe të mbulojë edhe një sërë shërbimesh që deri diku duken edhe të tepruara si furnizimi me ujë, energji elektrike, lidhjen telefonike me varrezat. Në marrëveshje janë parashikuar edhe detyrimet e qeverisë shqiptare ku ndër të tjera thuhet se, pajisjet dhe mjetet e transportit, të importuara përkohësisht, gjatë momentit të hyrjes së tyre në territorin shqiptar nuk do t’i nënshtrohen zhdoganimit, me kusht që kur të mbarojnë punimet, ato të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Detyrimet e palës greke ndër të tjera janë:

1. Shpenzimet për transportin e personelit, mjeteve dhe materialeve nga Greqia në Shqipëri, për mbledhjen e eshtrave dhe ndërtimin e varrezave;

Furnizimin me ujë, energji elektrike, lidhjen telefonike me varrezat; si dhe ndërtimin e një pike parkimi aty pranë dhe lidhjen ndërmjet tyre me rrugët më të afërme; Të sigurojë, pas përfundimit të ndërtimit, mirëmbajtjen e vendprehjes të sipërpërmendur, duke dhënë fondet e nevojshme për shpenzimet operative dhe të pajisë personelin e punësuar me ekspertizën e nevojshme të mirëmbajtjes.

Në zbatim të kësaj Marrëveshjeje, pala shqiptare merr përsipër:

Të vërë në dispozicion një ekip ekspertësh, të cilët do të jenë pjesë e komitetit të përbashkët të ekspertëve për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave dhe të ndërmarrë hapat e nevojshme për të ndihmuar dhe lehtësuar detyrat e komitetit në fjalë;

Për lehtësimin në përgjithësi të kërkimit, të sigurojë çdo lloj materiali arkivor, lidhur me vendndodhjen e varreve individuale ose kolektive të personave të rënë në luftë dhe çdo lloj të dhënash të disponueshme (skica topografike, harta ose çdo burim tjetër që mund të shërbejë si dëshmi);

Të marrë të gjitha masat për të siguruar, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, hyrjen, lëvizjen dhe qëndrimin e personelit grek në Shqipëri, si dhe transportin e materialeve dhe mjeteve në sheshet e miratuara më parë;

Pajisjet dhe mjetet e transportit, të importuara përkohësisht, gjatë momentit të hyrjes së tyre në territorin shqiptar nuk do t’i nënshtrohen zhdoganimit, me kusht që kur të mbarojnë punimet, ato të kthehen në vendin e tyre të origjinës;

Materialet dhe pajisjet e destinuara për procesin e identifikimit dhe ndërtimin e varrezave nuk do t’u nënshtrohen detyrimeve doganore apo taksave të tjera, me kusht që, krahas deklaratave të rregullta doganore, autoriteteve shqiptare do t’u dorëzohet një listë e saktë e mallrave të importuara dhe një deklaratë nga personi i autorizuar nga Qeveria Greke, i cili do të konfirmojë zyrtarisht se mallrat e deklaruara do të përdoren vetëm për qëllimet e përcaktuara në këtë Marrëveshje;

Të marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin pa pengesa të shërbimeve përkujtimore.

Për zhvendosjen e eshtrave të personave të rënë në luftë nga Republika e Shqipërisë në
Republikën Greke, pala greke duhet të bëjë kërkesë me shkrim. Autoritetet shqiptare do të japin leje për zhvendosjen në fjalë, vetëm pasi të jetë paraqitur kërkesa zyrtare përkatëse.
Për të gjitha kërkesat që i drejtohen palës shqiptare, lidhur me çdo transferim të mundshëm të eshtrave të personave të rënë në luftë në një vend të tretë, nevojitet konfirmimi zyrtar nga pala greke.

Pala shqiptare nuk do të mbulojë asnjë shpenzim financiar për zhvarrimin, identifikimin dhe transferimin në vende të tjera të eshtrave të të rënëve.

Në rast se në varret ekzistuese të luftës greko-italiane, do të gjenden eshtra të personave të tjerë që nuk janë të rënë në detyrë, atëherë kjo çështje do të trajtohet në pajtim me vendimin e marrë mbi mbajtjen dhe ruajtjen e tyre, në bazë të vendimit të komitetit të përbashkët të ekspertëve. Shpenzimet e rivarrimit të tyre do të mbulohen nga pala greke.

Secila palë ka të drejtë të propozojë ndryshime për çdo dispozitë të kësaj Marrëveshjeje. Çdo ndryshim i tillë do të hyjë në fuqi, pasi të jetë dhënë edhe pëlqimi me shkrim i palës tjetër
Çdo mospajtim ndërmjet palëve, lidhur me interpretimin ose zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, do të zgjidhet me bisedime të drejtpërdrejta nëpërmjet kanaleve diplomatike.

****

13 prill

Kreu i shtetit dekreton marrëveshjen

Presidenti, Bamir Topi ka dekretuar sot marrëveshjen për varrezat greke.
Dekreti vjen vetëm pak kohë pas miratimit të saj në Kuvend, pikërisht në datën 25 mars, pas të cilës i hapet rrugë zbatimit të saj.

“Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 256, datë 25.03.2010 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko – italiane të viteve 1940 – 1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”- thuhet në dekretin që mban firmën e kreut të shtetit.

Mazhoranca e djathtë e ratifikoi marrëveshjen në fjalë, por duke mundur të marrë vetëm 66 vota pro, ndërsa 5 deputetë votuan kundër dhe njëri abstenoi. Marreveshja qe shenoi percarje edhe mes grupit te deputeteve te djathte.

__________

Ministria e Jashtme: Tek ne kanë rënë 1200 ushtarë grekë

Vetëm pas ratifikimit të marrëveshjes, Kuvendi zbardh bisedën e plotë për këtë pakt në Komisionin e Jashtëm që u zhvillua pa praninë e medias

TIRANË- Kuvendi zbardh bisedën e plotë të zhvilluar në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, pak ditë para se, marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe qeverisë së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko – italiane të viteve 1940-1941, të kalonte për ratifikim në Kuvend. Kuvendi ratifikoi marrëveshjen në fjalë, pas miratimit në mënyrë krejt të fshehtë nga Komisioni i Jashtëm. Ndërkohë, vetëm dje, Kuvendi zbardh procesverbalin e plotë, ku për një marrëveshje të tillë, Ministria e Jashtme ka dërguar për sqarime një specialiste të Drejtorisë së Çështjeve Juridike dhe të së Drejtës Ndërkombëtare. Suela Janina ka sqaruar para deputetëve demokratë, në komisionin e Jashtëm, (deputetët e PS-së dhe Dule mungonin) se numri i të rënëve sipas listës që komisioni i palës greke i paraqiti komisionit të palës shqiptare, arrinte në rreth 1200 persona.

Procesverbali i plotë i Komisionit të Jashtëm

Drejton mbledhjen:
Z.Fatos Beja-Kryetar i Komisionit

Marrin pjesë:Fatos Beja,Gazmend Oketa, Luçiano Boçi, Lajla Përnaska, Florjon Mima.
Mungojnë:Deputetët e Partisë Socialiste dhe Vangjel Dule.
Përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme: Suela Janina, Specialiste në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe të së Drejtës Ndërkombëtare.

Rendi i ditës :
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 15 mars 2010.

2. Miratimi i projektligjit « Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës Greko – Italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë »

Fatos Beja : Mbledhjen e deklaroj të hapur dhe e fillojmë atë me pikën e parë të rendit
të ditës për sot, që është pikërisht miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 15 mars 2010. Të gjithë anëtarët e këtij komisioni kanë përpara tyre një kopje të tij, n.q.s deputetët nuk kanë diçka tjetër për të shtuar unë ju ftoj ta miratojmë atë. Ka vërejtje? Jo. Ka abstenime ? Jo. Jemi të gjithë dakord ?(Të gjithë deputetët shprehen dakord) Miratohet.
Vijojmë me pikën e dytë të rendit të ditës për sot dhe pikërisht me miratimin e projektligjit ”Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës Greko – Italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”. Të njihemi me mendimin e specialistes së Ministrisë së Punëve të Jashtme prej nga ka ardhur për miratim në Kuvend ky projektligj.
Suela Janina : Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal janë vlerësuar nga qeveria shqiptare si parakushte në arritjen e qëllimeve tona strategjike, për marrëdhëniet me Greqinë, duke e vlerësuar atë si partner strategjik euro rajonal. Në funksion të zgjerimit të mëtejshëm të kuadrit dypalësh ligjor është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës Greko-Italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Marrëveshja parashikon ndërtimin e dy varrezave për të rënët grekë në Këlcyrë dhe Bularat. Numri i të rënëve sipas listës që komisioni i palës greke i paraqiti komisionit të palës shqiptare, arrin në rreth 1200 persona. Shpenzimet për ngritjen e varrezave mbulohen nga pala greke. Duke pasur parasysh trajtimin e të rënëve gjatë luftës në Shqipëri, për të cilët shtete si Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca kanë varreza, komisioni shqiptar vlerësoi që edhe për të rënët grekë trajtimi në territorin shqiptar të bëhet në të njëjtën mënyrë.
Fatos Beja: Ka pyetje apo diskutime? Jo. Marrëveshje të tilla, siç e tha dhe specialistja, janë aplikuar dhe me vende të tjera dhe mbi të gjitha dispozitat e parashikuara në marrëveshje respektojnë legjislacionin shqiptar në fuqi, si edhe janë në përputhje me të drejtën e praktikat ndërkombëtare të trajtimit të ngritjes së vendprehjes së ushtarakëve të huaj në territorin e një vendi tjetër. Ka vërejtje? Jo. Ka abstenime? Jo. Jemi të gjithë dakord? (Të gjithë deputetët shprehen dakord) Miratohet.
Mbledhjen e deklaroj të mbyllur.

_______________

Varrezat greke përçajnë grupin e PD-së
TIRANË – Partia Demokratike ka rifituar pëlqimin e qeverisë greke, teksa ka miratuar në Kuvend marrëveshjen për kërkimin dhe rivarrimin e ushtarëve grek të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ka humbur në të njëjtën kohë edhe unitetin brenda saj.
Jo vetëm aleatët, por edhe vetë deputetë të Partisë Demokratike nuk i janë bindur vendimit të grupit parlamentar, duke votuar kundër ose abstenuar në seancën e djeshme plenare ndaj marrëveshjes, edhe pse numri i tyre nuk ka qenë i mjaftueshëm për ta rrëzuar atë. Mazhoranca e djathtë ka ratifikuar marrëveshjen në fjalë, por duke mundur të marrë vetëm 66 vota pro, ndërsa 5 deputetë votuan kundër dhe njëri abstenoi. Një deputet tjetër rezulton të ketë shprehur kundërshtimin e tij, duke mos marrë pjesë në votim, pasi nuk rezulton në listën e deputetëve votuan pavarësisht se gjatë matjes së prezencës ka qenë në sallë.

Debati
Që në çelje të diskutimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit shqiptar, dy deputetët çamë të Partisë për Demokraci dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri kanë kërkuar prej pjesës tjetër të mazhorancës që të shtyhej ratifikimi i saj deri në një moment tjetër. Sipas deputetit Tahiri marrëveshja në fjalë duhet të kishte ardhur në Kuvend si shenjë e ndjenje respekti reciprok edhe nga ana e shtetit grek kundrejt kalvarit të vuajtjeve të çamëve. Për sa kohë ka theksuar ai që nga ana e shtetit grek nuk njihet genocidi i ushtruar ndaj popullsisë çame, por përkundrazi ai përçmohet duke mos lejuar banorët çam të vizitojnë vendbanimet e tyre në Greqi, shteti shqiptar nuk mund të bëjë një lëshim të tillë për ngritjen e këtyre varrezave në Shqipëri. Kundra është shprehur edhe deputeti tjetër çam, Shpëtim Idrizi, i cili duket kërkuar që votimit i marrëveshjes në fjalë të shtyhej, ka theksuar se me këtë nismë shteti shqiptar po legalizon ngritjen e dy varrezave të cilat deri më tani kanë qenë të paligjshme në Këlcyrë dhe në Gjirokastër. Por, si kundërpeshë ndaj këtyre qëndrimeve mazhoranca përveç dy relatorëve të komisioneve ku dhe është diskutuar kjo marrëveshje, ka nxjerrë edhe deputetin Tritan Shehu, i cili, duke ftuar deputetët ta votojnë atë, ka theksuar se me këtë hap shteti shqiptar respekton të rënët në luftë. “Ne nuk duhet të ngatërrojmë gjerat, ndaj duhet të miratojmë marrëveshjen si shenjë respekti ndaj të vrarëve në luftë”, – tha Shehu. Por, një qëndrim i tillë ka sjellë revoltimin e deputetit çam, Dashamir Tahiri, i cili duke folur nga vendi ka replikuar me Shehun. “Na dole në mbrojtje të marrëveshjes, dhe na fole për luftën, për anglezët, italianët, por nuk na the nëse ushtarët grek ranë këtu si pushtues apo si çlirimtar. Nuk the një fjalë për genocidin grek ndaj popullsisë çame”, – tha Tahiri. Pavarësisht debateve, marrëveshja ka kaluar në votim, duke marrë 66 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim. Grupit të deputetëve që nuk e miratuan marrëveshjen, përveç Idrizit dhe Tahirit, iu bashkuan edhe deputetët demokrat Bedri Hoxha e Ardian Kollozi, si dhe Lefter Koka i LSI-së, ndërsa deputeti tjetër demokrat Lefter Maliqi abstenoi.

Marrëveshja
Marrëveshja për gjetjen dhe rivarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë u nënshkrua më 19 nëntor të vitit 2008 në Tiranë. Por, pavarësisht se nënshkrimi i saj mes palëve është bërë që dy vjet më parë, vet reagimi i opinionit publik detyroi qeverinë shqiptare që ta zvarrisë ratifikimin e saj në Kuvend deri në këto momente. Në bazë të kësaj marrëveshje për rivarrimin e ushtarëve grek të rënë në periudhën 1940-1941 do të ngrihen dy varreza, njëra në Këlcyrë të Përmetit dhe tjetra në Bularat të Gjirokastrës. Ekzaminimet e eshtrave do të bëhen nga një grup ekspertësh të ngarkuar posaçërisht për kryerjen e kësaj procedure. Në to do të jenë numër i barabartë anëtarësh nga të dyja palët dhe do të kenë në përbërjen e tyre ekspertëve të mjekësisë ligjore, ushtarakë dhe historianë, që do të merren me administrimin e eshtrave, por edhe të elementëve të tjerë që kanë lidhje me zbardhjen e fakteve historike. Skeletet që do të nxirren do të fotografohen dhe dosja do të mbahet në dy kopje e protokolluar nga të dy palët. Një rol në këtë proces do të luajë edhe Kisha Ortodokse Shqiptare, e cila do të administrojë dy vendprehjet e reja të ushtarëve grek, por vetëm në aspektin humanitar të tyre. Po sipas marrëveshjes, pala greke do të mbulojë shpenzimet për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin si dhe do të sigurojë pajisjet e nevojshme teknike dhe infrastrukturën logjistike. Në marrëveshje është parashikuar gjithashtu, që nëse hapësirat e zëna nga varrezat do të përdoren për interesa publike, atëherë pala shqiptare është e detyruar të vërë në dispozicion të palës greke një shesh tjetër të përshtatshëm, si dhe do të mbulojë të gjitha shpenzimet për rivarrimin e eshtrave dhe sistemin e varreve të reja. Gjithashtu, sipas marrëveshjes, është përcaktuar edhe data 28 tetor si dita përkujtimore e të rënëve grekë.
/shekulli/
ELIN
ELIN
WebMaster
WebMaster

Male Numri i postimeve : 557
Age : 39
Location : ATHIN
Registration date : 03/10/2008

http://www.CrokoClub.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare Empty Re: Cila eshte e ardhmja e Politikes Shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi